‘Deklaratat e ministres serbe janë skandaloze’, Vokshi: Rama të mos hesht përball thirrjeve shoviniste
Nënkryetarja e Komisionit të Jashtëm, Albana Vokshi, dënoi ashpër deklaratat e ministres serbe, e cila shprehej se, nëse do të ishte në vendin e Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Vokshi e cilësoi këtë një skandal, ndërsa i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të reagojë, duke thirrur ambasadorin serb për të dhënë shpjegime mbi këto deklarata shoviniste. Deklarata e plotë: Skandaloze, e pafalshme dhe e dënueshme është deklarata e ministres serbe. Kjo deklaratë tregon se mendësia gjenocidale e Serbisë është ende e gjallë, edhe pse shumëkush refuzon ta shohë ashtu siç është. Bota demokratike nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë. Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, është një realitet i pakthyeshëm, i fituar me jetë njerëzish, me...
Burimi:
sot.com.al