Deklarata raciste e ministers serbe/ PD kërkon shpalljen non grata të Paunoviç dhe paditjen për nxitje të genocidit
Partia Demokratike kerkoi nëpërmjte nje deklrate shtypi shpalljen non grata të Paunoviç dhe paditjen për nxitje të genocidit Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike,Floriana Garo Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit. Në këtë deklaratë, ajo shprehet: "Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën." Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij "Patkoi" dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t'i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare. Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste...
Burimi:
syri.net