Deklarata kontroverse e ministrit të Jashtëm – Abilekaj: Provokative dhe një incident i rëndë diplomatik!
Deklarata e papritur e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkaktuar paqartësi dhe turbullira politike rreth së ardhmes së marrëveshjes së shumëdebatuar mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. Vlerësuar si "e papjekur" dhe jo diplomatike, kjo dalje publike ka ngritur pikëpyetje serioze mbi qëndrimin zyrtar të Tiranës dhe ka shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike e politike në Itali. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, analisti Enton Abilekaj tha se deklarata e ministrit, ku lihet të kuptohet se pakti mund të anulohet, bie ndesh me normat themelore të diplomacisë. Sipas tij, një marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të hidhet poshtë përmes një deklarate në media, por kërkon procese formale dhe diskutime mes palëve. Por kjo,...
Burimi:
syri.net