Deklarata e Paunoviç/ Mosreagimi? Rama: Idiotësi e thënë serbisht, nuk bëhemi kor për çyrykët në Beograd

Deklarata e Paunoviç/ Mosreagimi? Rama: Idiotësi e thënë serbisht, nuk bëhemi kor për çyrykët në Beograd

Edi Rama dhe Snezhana Paunoviç TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën 'X' u është përgjigjur kritikave për një mosreagim pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç e cila u shpreh se nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit do të "spastronte etnikisht Kosovën".  I pari ishte ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili duke komentuar situatën, tha se pret një reagim më të fuqishëm dhe më konkret nga Shqipëria. Po ashtu edhe sot në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, akuzuoi mazhorancën për mungesë qëndrimi. Rama në përgjigjen e tij, shprehet se reagimi ka ardhur përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten dhe se nuk ka pse të përgjigjet ndaj çdo deklarate...