Debati për “Zvërnecin” shkon në Kuvend, Berisha sulmon protestën, PS i kujton kreut të PD lidhjet me Artur Shehun,…

Debati për “Zvërnecin” shkon në Kuvend, Berisha sulmon protestën, PS i kujton kreut të PD lidhjet me Artur Shehun,…

Protesta disaditore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e nisur për anulimin e projektit të Zvërnecit, por që po vijon me thirrje kundër gjithë klasës politike shqiptare, i ka vënë në vështirësi jo vetëm mazhorancën, por edhe opozitën, të cilat dje e komentuan këtë çështje gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.  Qeveria flet për ndërhyrje të huaja dhe keqdashje nga fqinji grek, ndërsa Partia Demokratike, e sfiduar nga numrat në shesh, thotë se është mazhoranca që po i dirigjon këto protesta me qëllimin për të sabotuar projektin. “Hiqni dorë nga keqpërdorimi i opozitës së opozitës, që është krijesë mjerane, shërbëtore mjerane e qeverisë”, tha dje kreu i PD, Sali Berisha. Madje kryedemokrati Berisha aludon edhe për një antimiting të socialistëve në Vlorë, që sipas tij,...