Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë
Vendimi i qeverisë për të mbështetur me 4.25 milionë euro koncertin e Kanye West solli jo pak debate mbi nevojën e këtij shpenzimi. Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, në studion e A2 CNN, sqaroi se financimi nuk prek fondet për emergjencat, por është marrë nga rezerva e buxhetit të shtetit. “Nuk është prekur spitali i askujt, as programi i askujt. Është një fond i vogël, nuk e di shifrën e saktë, që është aty për raste kur ka nevoja të paparashikuara dhe që plotësojnë kushtet e një nevoje të paparashikuar.”, tha Gonxhja. Nga kompania që organizon këtë koncert është bërë e ditur se janë shitur rreth 25 mijë bileta, por ministri, kur u pyet për këtë çështje, solli një krahasim me Turqinë. “Nuk jam fare...
Burimi:
javanews.al