Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët
Censi i bujqësisë pritet të regjistrojë çdo metër tokë të mbjellë dhe të numërojë çdo kafshë të gjallë në stalla gjatë muajit tetor. Ndërkohë, CENS-i i fundit i bujqësisë është realizuar nga INSTAT 14 vite më parë. Censi i bujqësisë, këtë të hënë, ishte pjesë e debateve në Komisionin e Ekonomisë. Sipas deputetëve të opozitës, ky regjistër është i vonuar. Numrat e bujqësisë shkaktuan edhe dyshime të forta mbi shpërndarjen e fondeve të Skemës Kombëtare dhe asaj IPARD. “Si janë hartuar deri tani pikërisht politikat bujqësore, subvencionet, skemat e mbështetjes dhe planifikimi për fondet IPARD, nëse qeveria vetë pranon se nuk ka pasur të dhëna të besueshme, kur vetë RIRA pranon se nuk ka të dhëna të konsoliduara”, shprehet Ledina Allolli, deputete e PD-së. “Unë...
Burimi:
javanews.al