Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3 milionë euro për koncertin privat. Gonxhja: Rrezikonte të mos zhvillohej
Komisioni për Kulturën dhe Turizmin u përfshi nga debatet për koncertin e reperit amerikan Kanye West në Tiranë. Gjatë raportimit të Ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja, kryetarja e komisionit, demokratja Ina Zhupa kërkoi llogari për financimin prej 4.3 milionë eurosh nga qeveria për koncertin. “Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat?”, tha Zhupa. Ministri sqaroi se nëse qeveria nuk do të alokonte fondin, koncerti rrezikonte të mos të zhvillohej. Por ai shtoi se eventi ka sjellë fitime nga shitja e...
Burimi:
vizionplus.tv