Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund
Protestat e opozitës po bëhen gjithnjë e më patetike dhe po zvogëlohen dita ditës. Për Dashamir Shehi, kjo tregon qartë se opozita ka nevojë për ndryshim real, si në mënyrën e protestës, ashtu edhe në rregullat e lojës politike. I ftuar në Studio Live në Report TV, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar shpjegoi një protestë që të jetë e suksesshme duhet të burojë nga rebelimi popullor dhe ky i fundit nuk duhet pilotuar nga politika. “Unë them që nuk i bën mirë opozitës. Ka një element patetizmi politik. Kjo nuk është rruga e duhur. Mua më shqetëson që kjo është një rrugë pa krye, dhe po vjen e po zvogëlohet dhe po humbet inercinë. E patë edhe vetë herën e fundit kishte më pak...
Burimi:
javanews.al