Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Ka përfunduar procesi i votimit në disa degë të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të PD-së. Në degën e Kolonjës, Berisha ka marrë 213 vota pro, ndërsa janë regjistruar 4 abstenime. Në Korçë, kandidatura e tij është mbështetur nga 392 anëtarë, ndërsa 18 vota kanë qenë kundër. Po ashtu janë regjistruar 7 abstenime dhe 18 fletë votimi të pavlefshme. Ndërkohë, në Devoll, 648 anëtarë kanë votuar pro Berishës, 29 kundër, 15 kanë abstenuar dhe 3 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.