COREPER jep “dritën jeshile” për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë të anëtarësimit në BE
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) miratoi sot Pozicionin e Përbashkët të Bashkimit Europian për mbylljen provizore të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Ky vendim përfaqëson një vlerësim të qartë politik nga Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në reformat dhe transformimin europian dhe në procesin e negociatave të anëtarësimit, si dhe konfirmon besimin në kapacitetin e vendit për të përmbushur me sukses kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe zhvillimin e aftësisë për të qënë anëtar i familjes europiane. Miratimi nga COREPER afirmon rezultatet konkrete të reformave të ndërmarra në vite, nivelin e...
Burimi:
javanews.al