Çfarë vendosi sot PE? Raporti: Të ndalohet ndërtimi në zonën e mbrojtur, shfuqizim i ligjit të 2014. (Si e lexon Rama)

Çfarë vendosi sot PE? Raporti: Të ndalohet ndërtimi në zonën e mbrojtur, shfuqizim i ligjit të 2014. (Si e lexon Rama)

foto ilustrim: edi rama-raporti i pe TIRANË- Parlamenti Evropian ka miratuar sot rezolutën zyrtare për Raportin e Progresit të vitit 2025 për Shqipërinë. Gjatë një seancës së votimit, eurodeputetët kanë ndarë votat e tyre për disa amendamente. Bëhet fjalë për disa amendamente të cilat nuk u futën në raport dhe të tjera që u përfshinë në raportin përfundimtar. Fokusi te zonat e mbrojtura, projektet dhe investimet e Jared Kushner, nga Narta te Zvërneci. Parlamenti Europian ka kërkuar vendosjen e një moratoriumi të menjëhershëm në zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke kërkuar ndalimin e përkohshëm të çdo leje ndërtimi dhe të çdo ndërhyrjeje zhvillimore. Sipas tekstit të miratuar në rezolutën për raportin e progresit të Shqipërisë, eurodeputetët shprehin shqetësim për rrezikun që zhvillimet infrastrukturore mund të shkaktojnë...