“Çfarë jam unë, sekretari juaj?!”, ministri revoltohet me gazetarin. BIRN: Lekët për koncertin e Kanye West u hoqën nga fondi i emergjencës
Edi Rama dhe Blendi Gonxhja TIRANË-Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West. Nga ai terren, kreu i qeverisë, edhe pse këmbënguli se bëhej fjalë për një event të “organizuar tërësisht nga grupi privat”, deklaroi se “shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë” duke paguar 4 milionë euro. Rama e justifikoi financimin prej 400 milionë lekësh [4.2 milionë euro] duke pretenduar se “nëse (koncerti) mbetej i parealizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e qytetit”. Paratë ndërkohë u kaluan përmes një Akti...
Burimi:
zeri.ai