Çështja ‘Veliaj’/ “Jam i lodhur nga telenovela”, Hasimja ‘shpërthen’: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në një emision televiziv vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij. Sipas tij, zgjatja pa fund e këtij procesi nuk i shërben askujt dhe vetëm sa bëhet më e lodhshme për njerëzit. “Jam më afër pozicionit te një qytetari të thjeshtë që është i lodhur nga kjo lloj telenovele, por që në thelb mendon që ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, edhe për Veliajn, Berishën apo dhe ata që kanë bërë burg për drita. Kjo do ishte arritje nëse do funksiononte një ditë. Ligji duhet të na trajtojë të gjithëve si të barabartë. Gjëja më e keqe që...
Burimi:
sot.com.al