“Çështja e Zvërnecit, gjobëvënie për interesa gjeopolitike”, Çupi: Greqia po ushtron presion edhe ndaj Trumpit

“Çështja e Zvërnecit, gjobëvënie për interesa gjeopolitike”, Çupi: Greqia po ushtron presion edhe ndaj Trumpit

Gazetari Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se nuk ka ngjashmëri mes protestave mbi çështjet aktuale dhe rastit të armëve kimike, duke theksuar se në atë kohë “armët ekzistonin si fakt”. Ai deklaroi se çështja e Zvërnecit nuk ekziston siç po paraqitet nga Greqia, duke shtuar se tërheqja e mundshme Ramës nga një projekt i tillë, do të nënkuptonte tërheqjen e stabilitetit të vendit në këto 13 vite. Sipas Çupit, sekuestrimi i dokumenteve nga SPAK nga prokuroria garanton vijimin e një investimi amerikan. “Nuk ka asnjë ngjashmëri me armët kimike, atëherë ishte një fakt, armët ishin. Çështja e Zvërnecit nuk ekziston si çështje, siç e ngrenë këta. E dyta, nuk mund të tërhiqet, sepse nëse tërhiqet do të thotë se tërhiqet...