Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë
Ministri i Bujqësisë Andis Salla, sot më 16 korrik, në fjalën e mbajtur në Parlament prezantoi nismën për mbajtjen e censit për bujqësinë, duke e cilësuar atë si një instrument kyç për hartimin e politikave publike në sektor. Ai theksoi se bujqësia shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme vitet e fundit, me rritje të investimeve, zhvillim të agropërpunimit dhe zgjerim të eksporteve. Sipas Sallës, të dhënat aktuale nuk janë më të mjaftueshme për të mbështetur vendimmarrjen dhe për këtë arsye nevojitet një census i ri sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Ministri bëri të ditur se procesi do të mbulojë pothuajse të gjithë sipërfaqen bujqësore dhe njësitë ekonomike që ushtrojnë aktivitet në bujqësi dhe blegtori. Ministri nënvizoi se rezultatet e censit do të shërbejnë për planifikimin...
Burimi:
javanews.al