Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

Celibashi kërkon ndryshime në Kodin Zgjedhor: Të sanksionohet ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet

Pesë propozime për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve administrative në zgjedhje. Në tryezën teknike të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor për të forcuar ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet. Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe shkrirja e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet, të evidentuara si problematikat kryesore në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it, kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ky është vlerësimi i kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ai kërkon që reforma e ardhshme zgjedhore të forcojë garancitë ligjore në këtë drejtim dhe u paraqet palëve politike pesë propozime konkrete. I pari është përcaktimi i qartë në Kodin Zgjedhor i nocionit “burime administrative dhe/ose shtetërore”. “Ky nocion duhet të përfshijë fondet...