“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

Analisti Albatros Rexhaj komentoi protestën qytetare, që është në ditën e saj të dymbëdhjetë tashmë, duke thënë se nuk është “asgjë e jashtëzakonshme për arsye se protestat janë të qeta” dhe se “çudia 3 ditë zgjat”. “Njerëzit të ushtrojnë të detyrën, të drejtën e tyre për të shprehur mendimin në formë të lirshme. Edhe përderisa protestat janë të qeta, nuk ka asnjë arsye që dikush të shqetësohet. Sikur protestat të ishin të dhunshme ose sikur shteti të reagonte në mënyrë joproporcionale dhe i paprovokuar, atëherë do kishim një problem”, tha Rexhaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN. “Nëse kjo si lëvizje nuk e ka një person i cili del dhe identifikohet dhe gjithë këtë mllef e përkthen në vota, mendoj...