Bylykbashi nuk garon për detyrën e nënkryetarit të PD

Bylykbashi nuk garon për detyrën e nënkryetarit të PD

Brenda pak ditëve pritet që Partia Demokratike të zgjedhë ekipin drejtues, nënkryetarët dhe sekretariatin. Mësohet se nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka vendosur të mos garojë për një mandat tjetër në këtë detyrë. Këtë vendim Bylykbashi e paralajmëroi në Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 30 maj kur deklaroi para demokratëve: “Në përfundim të një mandati katërvjeçar si nënkryetar, duke më dhënë votën në një nga garat e forta brenda Partisë Demokratike, unë dua t’ju falënderoj me përulësi për atë nder dhe privilegj që më dhatë dhe jam përpjekur ta përmbush këtë detyrë më së miri. Në fund të këtij mandati, ashtu siç e kërkon statuti, e rikthej këtë mandat në duart tuaja.” I pyetur për arsyet pse ka vendosur të mos garojë sërish për nënkryetarin...