Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga e rithemelimit dhe modernizimit të partisë
Në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi vlerësoi “kolegjialitetin” si një nga parimet kryesore të procesit të rithemelimit të PD-së dhe si bazë për rinovimin e saj në të ardhmen. Bylykbashi falënderoi delegatët për besimin e dhënë, duke theksuar se rruga e nisur në 11 dhjetor 2021 ka qenë vendimtare për shpëtimin dhe bashkimin e Partisë Demokratike. “KOLEGJIALITETI është një nga kumtet e mëdha të 11 dhjetorit 2021. Është rruga nga kaloi rithemelimi, bashkimi dhe duhet të kalojë rinovimi dhe modernizimi i PD”, u shpreh Bylykbashi. Ai kujtoi zhvillimet e asaj periudhe, duke përmendur “Foltoren e demokratëve” dhe Kuvendin e 11 dhjetorit si momente që, sipas tij, shënuan një “revolucion politik” brenda PD-së dhe rikthimin e partisë tek anëtarësia. Bylykbashi tha se...
Burimi:
vizionplus.tv