“Burgu, shkollë për mua” Meta rrëfim nga qelia: Rama ma punoi pas shpine me Reformën në Drejtësi
Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” në A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli, ku ka folur për jetën në burg, përplasjet politike me Edi Ramën, Reformën në Drejtësi, SPAK-un, opozitën dhe akuzat ndaj tij. Meta u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe institucioneve të drejtësisë. “U luajt lojë e madhe”, Meta për Reformën në Drejtësi: Shpresoj që SPAK-u të kthehet në rrugën e Zotit! Meta akuzoi ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, se me “lojërat e tij” dhe ndihmën e ish-zyrtarit amerikan Charles McGonigal, ia dha Reformën në Drejtësi Edi Ramës. “Nuk është se nuk e kam pritur mënyrën e arrestimit. Unë kam...
Burimi:
javanews.al