‘Bujqësia është në koma’, Tabaku: Qeveria po sakrifikon tokën bujqësore për klientët e radhës

‘Bujqësia është në koma’, Tabaku: Qeveria po sakrifikon tokën bujqësore për klientët e radhës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar projektligjin e qeverisë për mbrojtjen e tokës bujqësore, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara hapin rrugën për përdorimin e saj për parqe fotovoltaike dhe eolike, pa kritere të qarta dhe pa garanci për mbrojtjen e interesit publik. Sipas Tabakut, ndërsa sektori i bujqësisë ndodhet në një prej periudhave më të vështira, qeveria nuk po merr masa për të mbështetur fermerët, por po ndryshon ligjet për t’i shërbyer interesave të klientëve të saj. “Bujqësia është në koma, ndërkohë që qeveria po miraton një ligj që lejon përdorimin e tokës bujqësore edhe për parqe eolike dhe fotovoltaike. Edhe ajo pak tokë bujqësore që ka mbetur po vihet në dispozicion pa kritere, pa parime dhe pa rregulla të qarta”, u...