“Brenda majit, Paqja Fiskale në fuqi!” Malaj: Miratohet marrëveshja për pensionet me Poloninë…negociata edhe me Greqinë
ministri petrit malaj TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi ratifikimin e marrëveshjes me Poloninë për sigurimet shoqërorë të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Malaj njoftoi vendimin në konferencën për mediat, duke theksuar se ky është një hap që forcon më tej mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende...
Burimi:
zeri.ai