Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho ka folur ditën e sotme për SPAK, ku u shpreh se kjo strukturë është përballur me ngarkesë pune më të madhe, ndërsa shtoi se do të forcohet qasja pro aktive në hetime. Braho vlerësoi me rëndësi bashkëpunimin me institucionet për një rezultat më të mirë duke përmendur nevojën për rol më përkrahës nga Policia e Shtetit. Braho: SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt. Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të...
Burimi:
javanews.al