Brahaj: Arrestimet dhe përçarjet në CHP po i hapin rrugë presionit të Erdoğan ndaj opozitës

Brahaj: Arrestimet dhe përçarjet në CHP po i hapin rrugë presionit të Erdoğan ndaj opozitës

I ftuar në emisionin “SYRI i Botës” në SYRI TV me moderatoren Dori Daka, gazetari shqiptar nga Izmiri, Sokol Brahaj, komentoi zhvillimet e fundit politike në Turqi dhe krizën e thellë brenda Partisë Republikane Popullore (CHP). Ai u ndal tek vendimi i një gjykate apeli në Ankara, e cila shpalli të pavlefshëm kongresin e partisë të zhvilluar në nëntor 2023, duke rikthyer në krye të CHP-së ish-liderin Kemal Kılıçdaroğlu. Sipas Brahajt, situata ka krijuar tronditje jo vetëm në politikën turke, por edhe më gjerë, pasi po ngre pikëpyetje mbi funksionimin demokratik dhe presionin ndaj opozitës në Turqi. Ai theksoi se përçarjet e brendshme në CHP, arrestimet e njëpasnjëshme të zyrtarëve opozitarë dhe akuzat për blerje votash në kongresin e partisë kanë thelluar krizën politike përballë...