Braçe përplaset me ministrin Salla: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për bujqësi, jo për industri

Braçe përplaset me ministrin Salla: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për bujqësi, jo për industri

Projektligji për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” u shoqërua me replika në Kuvend, ku deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësime për përdorimin e tokave bujqësore për parqe fotovoltaike dhe eolike. Braçe kërkoi që kufijtë për zhvillimin e këtyre projekteve të përcaktohen qartë në ligj dhe jo të lihen në dorë të vendimeve të Këshillit të Ministrave, duke paralajmëruar se në të kundërt rrezikohen sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore. Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, mbrojti projektligjin, duke argumentuar se ndryshimet synojnë modernizimin e sektorit bujqësor dhe përdorimin e teknologjive të reja, pa cenuar funksionin kryesor të tokës bujqësore, që sipas tij mbetet prodhimi. Braçe: Mbase nuk është Ministri i Bujqësisë personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të...