Braçe kritikon mungesën e ministrit gjatë interpelancës: Mungesë respekti ndaj Kuvendit

Braçe kritikon mungesën e ministrit gjatë interpelancës: Mungesë respekti ndaj Kuvendit

Deputeti i PS Erion Braçe kishte kërkuar sot interpelancë me ministrin e Bujqësisë, pasi kishte parashtruar disa nga shqetësimet e tij në lidhje me kafshët e rrugës dhe groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes. Teksa ka dalë në foltore Braçe u shpreh se është mungesë respekti ndaj Kuvendit që ministri i Bujqësisë me të cilin kishte kërkuar interpelancë, nuk ndodhej në sallë dhe se këtë ‘përballje’ ia kishte deleguar ministrit për pushtetin Vendor, Ervin Demo. “Është edhe mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën”, tha Braçe për ministrin Andis Salla, teksa tha se do të vijojë interpelancën me ministrin Demo, pasi dëshiron që të bëjë punën e tij. “Kjo nuk më bën të harroj...