“Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është”, Rama toleron senatorin socialist dhe flet për Spiropalin: Kush thotë hajde më vrit, të do
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për diskutimet dhe përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke komentuar qëndrimet kritike të Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit. Gjatë një interviste me Nikoll Lesin, Rama u ndal fillimisht te Erion Braçe, i cili së fundmi ka shtuar kritikat ndaj qeverisë dhe ka shprehur ambicie për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Kreu i qeverisë u shpreh se deputeti socialist ka qenë gjithmonë i njëjtë në qëndrimet e tij dhe nuk sheh asgjë të pazakontë në reagimet e tij. “Unë di që Braçja ka qenë dhe do mbetet ky që është. Nuk mendoj se ka një gjë të re, ai ashtu ka qenë, ashtu do të jetë dhe ashtu duhet të jetë. Ai është ekzaktësisht vetvetja. Nuk ka asgjë për...
Burimi:
top-channel.tv