Bozdo: Referendumi i votëbesimit më i vlefshëm sesa një garë me kandidatë për të plotësuar numrin
Deputeti i PD-së Eno Bozdo votoi sot në referendumin për votëbesimin e kryetarit të PD-së Sali Berisha. Në një prononcim për gazetarët Bozdo e quajti referendumin si një proces politik I vlefshëm përballë një gare me kandidatë që janë atje thjesht për të plotësuar numrin. “Është më mirë të kemi një proces politikisht i vlefshëm se një garë me kandidatë që janë atje thjesht për të plotësuar numrin. Kjo do të ishte një farsë. Ndërsa njerëzit kanë mundësi të zgjedhin nëse janë pro apo kundër këtij vendimi. Kjo është mënyra më e mirë. Votimi është i fshehtë dhe votimi po zhvillohet në të gjithë degët e PD –së së Republikës” tha Bozdo nga selia PD ku dhe votoi.
Burimi:
syri.net