Bozdo kërkon interpelancë urgjente me Karakaçin Peleshi: Do shqyrtohet në seancën e radhës

Bozdo kërkon interpelancë urgjente me Karakaçin Peleshi: Do shqyrtohet në seancën e radhës

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ngriti sot në Kuvend shqetësimin për moszhvillimin ende të një interpelance urgjente të kërkuar nga 7 deputetë të opozitës me Ministrin e Energjisë, duke e cilësuar çështjen të rëndësishme për sektorin e hidrokarbureve. Në fjalën e tij në seancë plenare, Bozdo deklaroi se kërkesa për interpelancë është depozituar tre javë më parë dhe lidhet me problematika në sektor, përfshirë edhe çështjen e rezervës së sigurisë së naftës, e cila sipas tij duhet të ekzistojë dhe nuk është e garantuar. Ai kërkoi gjithashtu sqarime mbi masat që do të merren në rast përkeqësimi të situatës në furnizim. “Prej 3 javësh është depozituar një kërkesë nga 7 deputetë të PD për një interpelancë urgjente me ministrin e energjisë, fokus te sektori...