Bordi i Paqes, ministri Nufi: Do të dërgojmë katër oficerë në Gaza
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektaktin ligjor që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim, lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Në fund të mbledhjes së qeverisë, ministri Nufi tha se në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do të angazhohet fillimisht me katër oficerë shtabi. Ministri bëri të ditur se ky do të jetë hapi i parë i pjesëmarrjes së vendit në mision, ndërsa pas dislokimit të oficerëve do të vlerësohet niveli i mëtejshëm i angazhimit të Forcave të Armatosura. “U miratua dhe projektakti ligjor për të shkuar në Kuvend për miratimin e misionit tonë në Gaza, në përputhje dhe me mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe...
Burimi:
javanews.al