Boçi-Ramës: Po shpërfill realitetin, Agjencia e Shërbimeve Arsimore përdoret për klientelizëm privat, jo për qytetarët
Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit u shpreh se Agjencia e Shërbimeve Arsimore nuk është “institucion amerikan”, siç pretendoi kryeministri, por një strukturë private klienteliste e kontrolluar nga ministria aktuale e Arsimit. Ai publikoi para deputetëve një letër të Ambasadës Amerikane, ku sqarohet se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është i pavarur dhe nuk i nënshtrohet mbikëqyrjes së Departamentit Amerikan të Shtetit. Boçi kritikoi qeverinë për keqinformimin e publikut dhe ironizoi krahasimin e saj të Agjencisë me NASA-n, duke e cilësuar si një absurditet të papranueshëm dhe pjesë të një narrativi politik për të deformuar realitetin. Pjesë nga deklarata: Atëherë, zoti Shehaj po kërkon thjesht zbatimin e rregullores, të njëjtën gjë që unë kërkova në seancën e...
Burimi:
syri.net