Boçi në Dibër: Reforma e vitit 2014 ishte partiake, jo administrative. Shpopullimi, prova e dështimit
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile. Në fjalën e tij hapëse, bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se një nga provat më të qarta të këtij dështimi është shpopullimi masiv i zonave rurale. Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është pronë e qeverisë, por e qytetarëve, duke argumentuar se një reformë pa konsultim publik krijon probleme që në themel. “Nëse realizojmë një reformë pa konsultuar qytetarin, atëherë kemi një reformë pa taban, si ajo e vitit 2014”, u shpreh ai. Sipas Boçit, dëgjesat publike janë instrumente demokratike të domosdoshme për të...
Burimi:
syri.net