Blushi në Parlamentin Europian: Rama po shpopullon Shqipërinë, drejtësia është kthyer në armë politike

Blushi në Parlamentin Europian: Rama po shpopullon Shqipërinë, drejtësia është kthyer në armë politike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi takime në Parlamentin Europian me kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian, Marco Tarquinio, si dhe me raporterin për Shtetin e së Drejtës, Konstantinos Arvanitis. Gjatë këtyre takimeve, Blushi ngriti shqetësimet që, sipas tij, lidhen me situatën politike, sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas Blushit, pasojat e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama kanë sjellë shpopullimin e vendit, veçanërisht përmes largimit masiv të të rinjve. "Pasojat dramatike të keqqeverisjes së Edi Ramës kanë shpopulluar vendin nga të rinjtë. Korrupsioni dhe kriminalizimi i shtetit e kanë shpopulluar Shqipërinë si asnjë vend tjetër në rajon. Kjo është arsyeja pse të rinjtë janë ngritur në protesta masive për largimin e panegociueshëm të Edi Ramës", u...