Bloomberg shkruan për Kosovën: Teknologjia u jep frymëmarrje të diplomuarve të papunë në shtetin më të ri të Europës
Nga tarraca e qendrës së inovacionit në Kosovë, Shpend Lila tregoi drejt një ndërtesë me tulla të kuqe një mëngjes të javës. Dikur selia e një agjencie botuese vendase, ajo ndërtesë moderne ishte për dekada më e larta në Prishtinë. Sot, ajo duket e vogël krahasuar me ndërtesat e larta ku ndodhen gjithnjë e më shumë kompani teknologjike, përfshirë SPEEEX, një kompani që ofron shërbime për bizneset dhe që synon të bëhet njëbrirëshi i parë i vendit. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë në Kosovë nuk po ndryshon vetëm pamjen e qytetit. Ai po ndihmon edhe në uljen e një problemi të madh që ka ekzistuar pas luftës: papunësia e lartë tek të rinjtë. Zyrtarët dhe sipërmarrësit shpresojnë se kjo do të ndihmojë edhe në ndalimin e largimit të të rinjve nga vendi. “Teknologjia është i...
Burimi:
syri.net