“Blindohet” mbrojtja! Kuvendi miraton me 74 vota pro projektligjin e huasë prej 302 mln $ mr SHBA-në

“Blindohet” mbrojtja! Kuvendi miraton me 74 vota pro projektligjin e huasë prej 302 mln $ mr SHBA-në

votimi ne kuvend TIRANË- Kuvendi ka miratuar këtë të hënë projektligjin për huanë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të përdoret për financimin e pajisjeve ushtarake. Votimi u zhvillua në seancën e dytë plenare të ditës, pas asaj të orës 10:00. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, duke deklaruar më herët se do ta bojkotonte procesin, pasi sipas saj miratimi i projektligjit ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. Në sallë, përveç deputetëve të Partisë Socialiste, ishin të pranishëm edhe tre deputetë të Partisë Socialdemokrate. Para votimit, seanca plenare u ndërpre sërish dhe deputetët votuan me 74 vota pro zhvillimin e diskutimeve me dyer të mbyllura. Pas përfundimit të diskutimeve, Kuvendi vijoi me votimin e marrëveshjes...