Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Labinot Bislimi, i ftuar në Real Story tha se nuk e cilëson Lëvizjen Vetëvendosje si një forcë të ekstremit të majtë, por vlerësoi se ajo shfaq elementë të dukshëm të neofashizmit. Sipas tij, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes ideologjisë së majtë dhe tipareve që, sipas tij, lidhen me neofashizmin. “Vetëvendosja nuk është ekstrem i majtë, e kam thënë në shumë studio. VV është nisur me dy krahë. Fashizmi nuk është për progresin, është për kthim në jetën primitive, VV është i kësaj ane. Madje, edhe terminologjinë “oligark” nuk e përdor e majta, është term që përdoret nga fashistët. E majta nuk e përdor këtë terminologji. Duhet të definojmë ç’është e majta dhe fashizmi. Është...
Burimi:
javanews.al