Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës Shqipëria është në të njëjtën linjë politike me Bashkimin Europian sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por të dhënat e siguruara nga 17 institucione kyçe tregojnë se vendi ka pak ose aspak raste konkrete për të treguar përgjatë katër viteve. Një ngarkesë me 50 sonda për monitorimin e naftës, me origjinë nga Bjellorusia, u ndaluan nga dogana e Durrësit në fillim të vitit, pasi autoritetet konstatuan se pajisjet ishin nën embargon e vendosur ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë, pas agresionit në Ukrainë. Sondat ishin deklaruar me një vlerë modeste prej 2,474 eurosh. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ngarkesa nuk u lejua që të hynte në territorin doganor të Shqipërisë, ndërsa importuesi zgjodhi që ta braktiste mallin...
Burimi:
sot.com.al