Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, ka akuzuar publikisht deputetin e Lëvizjes Bashkë Redi Muçi për standarde të dyfishta në qëndrimet e tij ndaj investimeve, duke e përballur me investimet që familja e tij ka bërë në jug të vendit në zona të mbrojtura. Në një reagim në rrjetet sociale, Bido sjell në vëmendje qasjen e Lëvizjes Bashkë për projekte të zhvilluara në zonën e Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, ku aksioner është babai i ligjvënësit Muçi. “Pse nuk doli Redi Muçi të protestonte për zonën e mbrojtur të Amaresarit, brenda Parkut të Butrintit, ku familja e tij është aksionere, ndërkohë që sot bën revolucion për Zvërnecin?”, shkruan Bido. Ai ngre pyetjen nëse diferenca mes dy rasteve lidhet me parimet apo me interesat ekonomike, duke...