Beteja Veliaj-Dado në administrative, Ndreca: Po bëhen përpjekje për ta minuar procesin

Beteja Veliaj-Dado në administrative, Ndreca: Po bëhen përpjekje për ta minuar procesin

Një ditë përpara se Gjykata Administrative të marrë në shqyrtim ligjshmërinë apo jo të emërimit të prokurorit Ols Dado në sistemin e drejtësisë, avokati Plarent Ndreca pretendon se ka përpjekje për të minuar procesin. Në një konferencë për mediat kushtuar pikërisht kësaj çështjeje, Ndreca mbron pikëpamjen se kjo përforcohet edhe më nga qëndrimi që përfaqësuesja e qeverisë së prokurorëve ka zgjedhur të mbajë. “Publikisht janë artikuluar edhe pretendime për ndikim të paligjshëm dhe tentativa korruptimi me qëllim që kjo çështje të mos arrijë kurrë në shqyrtim në themel. Në vend që të kërkojë shqyrtimin në themel të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës juridike mbi vlefshmërinë e dekretit presidencial, përfaqësuesja e KLP-së është paraqitur në gjykim me të njëjtën strategji procedurale si vetë subjekti që...