“Besa” nis me Vjosë-Nartë, testi i parë për qeverisjen e re

“Besa” nis me Vjosë-Nartë, testi i parë për qeverisjen e re

Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar ministrave dhe drejtuesve të administratës dokumentin strategjik “BESA”, të cilin e paraqet si udhërrëfyesin e mandatit të katërt qeverisës. Dokumenti argumenton se, pas tre mandateve të përqendruara te transformimi fizik, institucional dhe ekonomik i vendit, sfida kryesore nuk është më ndërtimi i veprave të reja, por forcimi i besimit të qytetarëve ndaj shtetit dhe institucioneve. Dokumenti strategjik “BESA”, të cilin Top Channel e disponon, përcakton çështjen Vjosë–Nartë si testin e parë praktik për zbatimin e modelit të ri të qeverisjes. Sipas dokumentit, rasti Vjosë–Nartë do të shërbejë si provë për funksionimin e mekanizmave të rinj të parashikuar nga metoda BESA, përmes dëgjesës publike, analizës së evidencës, shpjegimit të vendimmarrjes dhe matjes së rezultateve. Dokumenti thekson se procesi nuk nis...