Berisha trembet pas takimit të Salianjit me demokratët e Kukësit, hedh Degën e PD-së në sulm: Jemi besnikë të Sali Berishës
Dega e Partisë Demokratike në Kukës, ka dalë me një reagim të fortë kundër takimit që Ervin Salianji ka zhvilluar pasditen e djeshme me përfaqësues të kësaj force politike në qytetin verior, duke e akuzuar ish-deputetin se po përçan PD. Sipas degës së PD Kukës, takimi i djeshëm ka qenë një akt i shëmtuar politik nga Ervin Salianji, një mbledhje private që sipas forumit zyrtar të Partisë Demokratike, nuk ka asnjë lidhje me strukturat dhe anëtarët besnikë të bazës. “Ky nuk ishte takim me demokratët e Kukësit. Ky ishte një grumbullim i vogël individësh, që nuk ishin fare demokratë të Kukësit, nuk përfaqësonin asnjë strukturë zyrtare të degës sonë dhe as vullnetin e bazës sonë besnike.Salianji po përpiqet të krijojë iluzionin e një lëvizjeje, por...
Burimi:
javanews.al