Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat, foli për goditjen e SPAK ndaj grupit kriminal të trafikut të drogës të Dritan Gjikës, pak ditë më parë. Berisha deklaroi se personat e lidhur me grupin që, sipas tij, ka trafikuar 50 ton kokainë gjatë viteve 2020-2021, kanë blerë mbi 15 mijë metra katrorë tokë në zonën e Jalës për vetëm 54 mijë euro. Sipas tij, në këto prona ishte parashikuar ndërtimi i një hoteli me pesë yje dhe mbi 200 dhoma, i cili tashmë është mes aseteve të sekuestruara nga autoritetet. “Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e...
Burimi:
ntv.al