Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre që protestojnë në Tiranë. “Mund të flitet për këtë qeveri dhe për këtë njeri ditë të tëra, por t’ju them të vërtetën, koha ka ardhur që çdo shqiptar të kontribuojë për t’i dhënë një shtytje dhe për ta hequr nga ai vend ku është. Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre të rinjve që janë sot në ferma, unë e di se lodheni gjatë ditës, por bëni gjithçka të jeni tek bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë. Se ata po firmosin historinë, po shpëtojnë Shqipërinë nga regjimi më i keq që ka patur pas Enver Hoxhës gjer sot”, tha kreu...