Berisha thirrje socialistëve nga Dibra: Të kujtojnë se janë shqiptarë! Qeveria nuk po mbështet fermerët

Berisha thirrje socialistëve nga Dibra: Të kujtojnë se janë shqiptarë! Qeveria nuk po mbështet fermerët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot,  një takim me demokratët në Dibër, ku foli për zhvillimet politike në vend dhe rolin e opozitës. Berisha u shpreh se Partia Demokratike, sipas tij, ka gjetur mbështetje në forumin ndërkombëtar të IDU-së në Zagreb, që ai e cilësoi si një nga forumet më të rëndësishme të partive të qendrës së djathtë në botë. Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi ashpër mediat, duke thënë se problemi i tij nuk lidhet me sulmet personale, por me mënyrën se si ato trajtojnë interesin publik. “Ka një korruptim të gjuhës dhe kur korruptohet gjuha, është fundi i lirisë”, u shpreh ai, duke shtuar se qytetarëve nuk po u thuhet e vërteta për çmimet dhe situatën ekonomike. Berisha foli edhe për fermerët...