Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të jetë ambasador i Ramës, çoi në Bruksel trillime për opozitën

Berisha sulmon Silvio Gonzaton: Sillet sikur të jetë ambasador i Ramës, çoi në Bruksel trillime për opozitën

Nën valën e akuzave për procesin e integrimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë në shënjestër edhe ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, kryedemokrati pretendoi se diplomati ka thënë në Bruksel se opozita nuk mbështet integrimin e Shqipërisë. “Përsa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur se ky sillet sikur të ishte ambasador i Edi Ramës. Mbase ky zotëri, në mënyrë të vërtetuar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur opozita nuk është për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera. Dhe se, kur diskutohet nga Coelho pse nuk i hiqet imuniteti Lubi Ballukut, shkëlqesia e tij Gonzato thotë se ky është interpretimi shqiptar i imunitetit.” Lideri i opozitës...