Berisha sulmon hartën e re territoriale të PS: Akt antishqiptar, Rama synon zbrazjen e Shqipërisë!
Kreu i PD, Sali Berisha e quan një akt antishqiptar propozimin e Partisë Socialsite për hartën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se kryeministri synon zbrazjen e Shqipërisë. “Edi Rama është një anti-shqiptar me mision zbrazjen e Shqipërisë. Natyrisht, komunat minoritare, pa diskutim që duhet të respektohen dhe të mbahen. Por pikërisht ajo që thoni ju, në qoftë se ato mbahen, pse të përbuzen dhe përçmohen, pse të injorohen dhe të shumëzohen me zero komunitetet shqiptare, kjo është një akt i mirëfilltë anti-shqiptar”, tha Berisha. Berisha u ndal edhe te propozimi i PD, duke ripërsëritur se parashikon shtimin e 100 bashkive të reja. Ndërsa qytetarëve u bëri thirrje ta kundërshtojnë me protesta...
Burimi:
javanews.al