Berisha sulmon Dumanin, hesht për akuzat: strategji apo panik?
Deklaratat e sotme të Sali Berishës, të bëra menjëherë pas daljes nga SPAK, ngrenë më shumë pikëpyetje për strategjinë e tij sesa për figurën e prokurorit Altin Dumani. Në vend që të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të dhe rrethin e tij familjar, veçanërisht ato që lidhen me ndërtimet dhe përfitimet e dyshuara të dhëndrit të tij, Berisha duket qartazi se ka zgjedhur të zhvendosë vëmendjen drejt një sulmi personal ndaj kreut të SPAK. Ironia e situatës qëndron në disproporcionin mes temave që zgjidhen për t’u theksuar dhe atyre që anashkalohen. Ndërsa një blerje apartamenti e prokurorit shndërrohet në objekt debati publik dhe politik, çështje shumë më të rënda të Berishës që lidhen me përdorimin e pushtetit dhe përfitimet e mundshme nga ai mbeten...
Burimi:
javanews.al