Berisha: Salianji darkoi me Agasin, jemi në kilometrin e fundit për rrëzimin e qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk i ka ndalur sulmet ndaj ish-deputetit demokrat Ervin Salianjit. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dibrës, lideri i opozitës u shpreh se Salianji ka bashkëpunuar me persona të akuzuar për krime të ndryshme. “Por informacione të verifikuara ky në burg drekonte dhe darkonte me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin…Ky ishte opozitë ato ishin byrazerë të qeverisë…Gjatë verës shkonte në Qerret te Ergys Agasi”, tha Berisha. Madje Berisha pretendon se Salianji nuk ka dashur zgjedhje brenda partisë. “Nuk kishte asnjë funksion në Kryesi të partisë dhe e kuptuam. Më thotë nuk do bësh zgjedhje sepse në diktatura opozita nuk bën zgjedhje. Jo i thashë zgjedhje do bëjmë. Vinte në mbledhje të kryesisë rregullisht, nuk shtronte asgjë të veçante”, shtoi...
Burimi:
vizionplus.tv