Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për reagimin e tij ndaj protestave rinore dhe qytetare, duke e cilësuar atë si një nga aktet më kriminale në historinë e vendit. Sipas Berishës, pushteti po përdor çdo resurs shtetëror për të goditur dhe demonizuar lëvizjen protestuese, duke nisur nga policia, SHISH-i dhe administrata. “Qëndrimi ndaj protestuesve dhe protestës rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90 gjer sot. Qëndrimi i Edi Ramës dhe puthadorëve të tij në media, por edhe qindra e mijëra patronazhistëve terroristë politikë ndaj protestuesve paqësore është një nga aktet më të rënda, më kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante me karakterit diktatorial të regjimit. Është dëshmia më flagrante e diktaturës...
Burimi:
javanews.al